Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, shkaku ende mister

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, shkaku ende mister

Këtë mbërmje kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti. Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023. Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme. Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende. Ky moment vjen pak orë para se të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e PS-së, ku do të mësohet sesi do të jetë qeveria ”Rama 4”. Nuk dihet nëse kjo lëvizje vjen si formë e përfshirjen së Dredhës në kabinetin e ri qeveritar. Po ashtu largimi i Dredhës vjen disa javë pas vizitave të kryeministrit Edi Rama në Bashki, ku urdhëroi mes të tjerash largimin e të gjithë drejtuesve në këtë institucion.