Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet
Vijon tashmë prej muajsh aksioni për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë bën thirrje qytetarëve që të largojnë vetë lavazhet në mënyrë vullnetare. “Largojini vetë lavazhet vullnetare nga qyteti, nga çdo qytet”, shprehet Rama. Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.