Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Ramës në Vlorë
Kryebashkiaku socialist i Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen. Sipas raportimeve në media, Kryetari i Bashkisë Vlorë është dorëhequr mbrëmjen e sotme. Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023. Arsyet e dorëheqjes së tij nuk dihen ende. Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.