Vizita e Altin Dumanit në SHBA/ Karamuço zbulon detajet: Ja çështja kryesore që është diskutuar

Vizita e Altin Dumanit në SHBA/ Karamuço zbulon detajet: Ja çështja kryesore që është diskutuar

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv foli për vizitën e kreu të SPAK në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se goditja e grupet kriminale të trafikut të drogës ka qenë tema kryesore, e cila është diskutuar mes Dumanit dhe zyrtarëve amerikanë. “Kur flasim për pastrimin e parave në Shqipëri, që vjen nga trafiku ndërkombëtar i drogës, çdo aset i ngritur nga pastrimi i parave, ata e konsiderojnë aset të grupeve terroriste. E zhvendosin në një tjetër konventë, që ka sanksione më të rëndë dhe kërkon angazhim më të madh të shtetit shqiptar për t’i goditur dhe kjo ka qenë kryefjala e vizitës së Altin Dumanit në SHBA. Fjalët kyçe të këtij takimi këto janë.”, tha ai.