Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ervin Salianji akuzon Berishën dhe Gaz Bardhin, për krizën e PD
Ervin Salianji, në intervistën për emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, analizoi situatën aktuale të PD-së dhe përgjegjësitë brenda opozitës. Salianji pranon qartë se PD-ja ka bërë gabime të mëdha dhe ka faje për këtë situatë ku gjendet sot: “Sigurisht që ka. Nuk mund të mos ketë. Ka përgjegjësi për disa vendime që janë marrë. Për shembull, pjesëmarrja në reformën administrative-territoriale ishte një gabim, sepse ndarja që kemi sot është bërë pa ndikimin e PD-së. Po ashtu, përfshirja në reformën në drejtësi pa ndikimin e duhur ka qenë një tjetër gabim”, tha Salianji. Ai thekson veçanërisht vendimin për lënien e mandateve si gabimin më të madh: “Gabimi më i madh, pa diskutim, ka qenë lënia e mandateve. Personalisht, kam qenë ndër të paktët që...