Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ne kemi 75 ulëse në Parlament na janë vjedhur 25”/Këlliçi: Beteja jonë është…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë në emisionin “Off the Record” disa nga detaje nga mbledhja e kryesisë së kësaj force, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Këlliçi deklaroi se opozita do të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore për disa çështje, mes të cilave për dosjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit, të cilat sipas tij prodhuan 25 mandate më pak për PD, pasi u vodhën nga makineria elektorale e pushtetit. “PD si forca më e madhe në opozitë e ka detyrë dhe mision betejën në çdo front me mazhorancën. Në dhjetor të 2021 në Kuvendin e Rithemelimit, një nga vendimmarrjet ishte miratimi i një rezolute që u dënua djegia e mandateve. Duke qenë se pasojat e djegies...