Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Dëshmi e dështimit të qeverisë”/ Bllokimi i 8 ton domateve me pesticide, reagon deputeti: Shteti i kapur
Deputeti i zgjedhur i PD, Eno Bozdo, ka reaguar pas rastit të raportuar me tonelata domatesh të kontaminuara nga Berati, të cilat thuhet se kanë përfunduar deri në tregjet e Kroacisë. Bozdo e ka cilësuar këtë rast si një dëshmi të qartë të dështimit të qeverisë, duke theksuar se pamjet nga serat ku përdoren kimikate pa asnjë kontroll janë më shumë se një skandal, janë prova të mungesës së shtetit. Ai ngriti pikëpyetje të forta për rolet e ministrive përkatëse, agjencive të kontrollit dhe institucioneve shtetërore, të cilat, sipas tij, kanë dështuar të mbikëqyrin zinxhirin e prodhimit dhe eksportit. “Ku ishin ministritë? Ku ishin agjencitë e kontrollit? Ku ishte shteti? Asgjëkundi. Sepse, çdo gjë blihet me para. Inspektimet janë thjesht letra të firmosura nëpër zyra,...