Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Durrës/ Ishte duke u larë në det, mbytet 16-vjeçari
Një 16 është mbytur aksidentalisht në det pasditen e sotme në Durrës. Sipas policisë, 16 vjeçari me inicialet E. V., banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka qenë duke u larë në det pa mundur që të dal në breg. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen nr. 13 Durrës, Njoftimi i policisë: ‘Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.