Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Brohoritje kundër Kosovës/ Serbia rrezikon të humbasë tifozët në ndeshjen me Shqipërinë, pritet vendimi nga UEFA
Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin Rajko Mitic të Beogradit, ku Anglia shënoi një fitore të thellë 5-0 ndaj Serbisë, mund të ketë pasoja serioze për Federatën Serbe të Futbollit (FSS). Pavarësisht paralajmërimeve dhe gjobave të mëparshme, tifozët vendas sërish shkaktuan incidente të shumta që kanë vënë në lëvizje FIFA-n dhe UEFA-n. Para nisjes së ndeshjes, tifozët serbë u dëgjuan duke brohoritur kundër Kosovës, ndërkohë që në tribuna u shfaq një banderolë me hartën e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e flamurit serb – një akt i ashpër i cilësuar si provokim politik, shkruan SportBible. Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, nuk njihet nga Serbia, dhe FIFA e UEFA i kanë ndarë të dy kombëtaret për të shmangur përplasje të tilla....