Tronditje në Premier League: Ish-arbitri akuzohet për imazhe të pahijshme të një të mituri!

Tronditje në Premier League: Ish-arbitri akuzohet për imazhe të pahijshme të një të mituri!

10 Shtator 2025 19:41 Telesport Skandal në Angli. Ish-arbitri i Premier League, David Coote, është akuzuar për prodhimin e një imazhi të pahijshëm të një të mituri. BBC raportoi se një ish-arbitr ndeshjeje dhe tani 43 vjeç, u akuzua pas një hetimi nga Policia e Nottinghamshire. Policia tha se akuza ka të bëjë me një skedar video të rikuperuar nga oficerët shkurtin e kaluar. Coote, me origjinë nga Collingham, u akuzua zyrtarisht më 12 gusht dhe do të paraqitet këtë të enjte (nesër) në Gjykatën e Magjistraturës së Nottingham për akuzën përkatëse. Ai u shkarkua nga organizata e arbitrimit PGMOL në dhjetor 2024 pas një hetimi për një video në të cilën ai dyshohet se bëri komente përçmuese për Liverpoolin dhe ish-trajnerin e klubit, Jurgen...