Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK mbylli hetimet dhe çoi për gjykim Erion Veliajn, reagojnë avokatët e kryebashkiakut
Avokatët mbrojtës të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë reaguar pas kërkesës së SPAK-ut për dërgimin e çështjes në gjykim, duke e quajtur të gjithë procesin hetimor “të montuar dhe të mbushur me shkelje të rënda proceduriale”. Sipas mbrojtjes, Veliaj vazhdon të mohojë në mënyrë kategorike të gjitha akuzat që i janë bërë, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë. Reagimi: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë. Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet: • asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt...