Veliaj, dy fjalë të munguara për Katarin

Veliaj, dy fjalë të munguara për Katarin

Nga qelia, Erjon Veliaj edhe ka ngushëlluar apo uruar së fundi, sipas rastit, kur një figurë e njohur ka ndërruar jetë apo dikush po i njohur ka korrur ndonjë sukses. Një mesazh duhej të përcillte dhe për sulmin izraelit në Katar. Pse? Sepse ka qenë politikani e pushtetari më i përkëdhelur nga përfaqësia e Dohas në Tiranë, pra nga ambasada e Katarit. Siç përgjithësisht nuk ka asnjë të krahasuar kontributi, ndihma e vëllazëria e vendeve arabe ndaj Shqipërisë me atë të Izraelit, pothuajse askund në listë, edhe pse duhej të ishte në krye të emër të mirënjohës për atë që shqiptarët bënë për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht Katari ka qenë vëlla e shkuar vëllait me pushtetarët socialistë, ku ka veçuar Erjon Veliaj....