Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kultivuan kanabis, arrestohen dy vëllezër në Memaliaj (VIDEO)
Policia ka vënë në pranga dy vëllezërit Safet Aga, 33 vjeç, dhe Hasan Aga, 36 vjeç, banues në fshatin Selckë e Madhe të Memaliajt, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimet u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, i ndjekur në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, goditën, një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Konkretisht, gjatë kësaj faze të planit operacional, u vunë në pranga shtetasit S. A., 33 vjeç dhe H. A., 36 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Selckë të Madhe. Nga hetimet dyshohet se ata kishin kultivuar 32 bimë...