Presidenti i Italisë për dronët rusë në Poloni: Tensione që kujtojnë vitin 1914, kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

Presidenti i Italisë për dronët rusë në Poloni: Tensione që kujtojnë vitin 1914, kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

Pasi reagoi me kryeministren Giorgia Meloni, Italia ka thënë fjalën e saj edhe me Presidentin sa i përket shkeljes së hapësirës nga dronët rusë në Poloni. Sipas mediave të huaja, përmes një deklarate Sergio Mattarella e quajti situatën alarmante. “Ajo që është alarmante është se po lëvizim përgjatë një gremine ku, edhe pa dashje, mund të rrëshqasim në një humnerë dhune të pakontrolluar”, tha ai. Kjo u deklarua nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, duke folur nga Lubjana në pjesën e parë të vizitës së tij në Slloveni. Kreu i shtetit italian kujtoi atë që ndodhi në vitin 1914 me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, duke shpjeguar se “sjellja e pamatur ka pasoja, edhe nëse ato nuk janë të qëllimshme me vetëdije”.