“Protestat e dobëta, dëmtojnë imazhin e opozitës”/ Reagon analisti: ‘McGonigal’ do ta çonte Ramën në opozitë, nëse…

“Protestat e dobëta, dëmtojnë imazhin e opozitës”/ Reagon analisti: ‘McGonigal’ do ta çonte Ramën në opozitë, nëse…

Analisti Ergys Mërtiri, në një lidhje të drejtëpërdrejtë, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend. Lidhur me vendimet e marra sot në Kryesisë e PD, Mërtiri u shpreh se gjithçka po bëhet për të fshehur krizën e vërtetë ku ndodhet PD. “PD në krizë të thellë, më shumë se luftë për zgjedhjet është luftë për të fshehur krizën dhe për të mbuluar zërat kritikë. Berisha duhet të ishte larguar moralisht dhe politikisht. Premtoi vetëm dhe caktoi në Statut që kush humbet zgjedhjet duhet të largohet. Kur kjo është sanksionuar në Statut nuk parashikohej se kjo humbte fuqinë në rast se zgjedhjet humbeshin apo vidheshin”, tha ai. Analisti shtoi se PD është kthyer në një parti totalitare ku askush nuk del kundër liderit, mbështetur kjo...