75% e maturantëve në listë, faza e fundit e regjistrimit ka filluar

75% e maturantëve në listë, faza e fundit e regjistrimit ka filluar

Këtë të mërkurë nisi faza e fundit e raundit të parë të regjistrimeve për të gjithë maturantët që kanë aplikuar në universitete. Sipas të dhënave të rrjetit akademik shqiptar, deri tani janë regjistruar 75% e maturantëve, ndërsa disa degë kanë mbetur pa kuota të lira. Në këtë fazë nuk ekziston më opsioni i “ngjyrës së verdhë”, që do të thotë se çdo maturant që fiton një degë, do t’i shfaqet menjëherë ngjyra jeshile dhe regjistrimi duhet të bëhet brenda 48 orëve. Përfundimi i kësaj faze do t’i hapë rrugë periudhës së çregjistrimit, që do të zhvillohet më 12 dhe 13 shtator. Përzgjedhja e 10 preferencave me të cilat maturanti do të konkurrojë në raundin e dytë, do të zhvillohet më 20 deri 22 shtator. Maturantët...