7 biznesmenë dhe një ish-deputete, kush janë të pandehurit në dosjen Veliaj

7 biznesmenë dhe një ish-deputete, kush janë të pandehurit në dosjen Veliaj

të pandehur TIRANË-Shtatë biznesmenë dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka janë marrë zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila sot përmes një komunikate për mediat bëri me dije se e kishte dërguar për gjykim. Ish-kryetarja e Komisonit të Ligjeve dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas Prokurorisë së Posaçme, deputetja ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024. Kjo vepër penale përfshin kryerjen e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar...