Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Besart Logu mori 8 mijë euro për lirimin e një të burgosuri, SPAK zbardh akuzat për avokatin
Besart Logu, i hetuar për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, është lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë. Sipas SPAK, më 13 dhjetor 2024, Logu ka marrë 8.000 euro nga klienti i tij, shtetasi S.C., me premtimin se do të ndikonte te prokurori, gjyqtari dhe ekspertët për lirimin e tij nga burgu. Hetimet e kryera nga BKH dhe Policia e Shtetit tregojnë se kjo shumë nuk përbënte pagesë për shërbime ligjore, por një përpjekje për të ndikuar në procesin penal. Ndaj Logut rëndojnë akuzat për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të drejtësisë”. Masa e sigurisë u ekzekutua më 10 shtator 2025. Njoftimi: Me kërkesë të...