SPAK reagon pas masës së sigurisë për avokatin Logu: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

SPAK reagon pas masës së sigurisë për avokatin Logu: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

Prokuroria e Posaçme ka reaguar për arrestimin e avokatit Besart Logu, që i mori 8 mijë euro një klienti të tij për të ndikuar te gjykatësi e prokurori për ta nxjerrë nga qelia. Në njoftim, SPAK thotë se avokati Logu i mori paratë prej 8 mijë për të ndikuar të funksionarët e drejtësisë, dhe jo për shërbime avokatie, siç pretendoi pak më herët vetë avokati në një reagim në rrjetet sociale. Njoftimi i SPAK: SPAK cakton masën e sigurisë kundër avokatit të akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme e miraton Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë miratoi më 9.9.2025, përmes vendimit nr.91, caktimin e masës “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit B. L.,...