Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës, zbardhet arsyeja

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës, zbardhet arsyeja

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi deklaron se ka shkelur rregullat duke lejuar kryerjen e një komunikim me telefonin e tij me ish-presidentin nga qelia, live në një studio televizive. Drejtori i Burgjeve, Klevis Qosja, duke iu drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, shprehet se kjo telefonatë e kryer tetorin e një viti më parë. “Sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të të Paraburgosurve”, leja për realizimin e telefonatave, takimeve apo formave të tjera të komunikimit për një të paraburgosur, duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori i çështjes”, thuhet në shkresë, gjë që sipas tij nuk është bërë. “Për rastin konkret Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rithekson se nuk ka...