LVV-ja i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe, për nënkryetarin serb

LVV-ja i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe, për nënkryetarin serb

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar gjykatës më të lartë të vendit ta shpallë të papranueshme kërkesën e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila u ankua kundër votimit ndaras për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës, tha të mërkurën zyrtarja e kësaj partie, Albulena Haxhiu. Haxhiu njoftoi në një konferencë për shtyp në Prishtinë se LVV-ja i kërkoi Gjykatës Kushtetuese ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe, “sepse ajo nuk përputhet me kërkesat themelore” të Kushtetutës së Kosovës. “Kontrolli kushtetues është i mundur vetëm mbi aktet e miratuara nga Kuvendi, në këtë rast nuk e kemi një akt të tillë, por vetëm një procedurë të ndërprerë pa ndonjë procedurë juridike”, tha Haxhiu...