Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha paralajmëron protesta dhe revolta: Me Ramën nuk ka zgjedhje të ndershme
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike,kreu i PD, Sali Berisha, paralajmëroi protesta dhe revolta, duke theksuar se me kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Ai ritheksoi qëndrimin e tij, të shprehur më 11 maj 2025, se vota e lirë duhet t’u kthehet shqiptarëve me çdo kusht. Berisha u shpreh se retorika e tij ka ndryshuar, duke theksuar se tani ajo bazohet në “pesë rezoluta ndërkombëtare” të cilat “damkosin Ramën si kryetar të një narkoshteti” dhe si një person që “zhvillon farsë elektorale”. Edhe pse pranoi se këto dokumente nuk kanë efekt të menjëhershëm, ai tha se ato do të kenë ndikimin e tyre në të ardhmen. “Ne jemi të bindur se shqiptarët, dhe vetëm qytetarët...