Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK përfundon hetimet, çon për gjykim kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 28 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në GJKKO dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të të pandehurve të tjerë. Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se në total në këtë dosje janë 18 persona të pandehur. Po ashtu bëhet e ditur se në dosje janë edhe 12 subjekte tregtare të marrë të pandehur në cilësinë e personave juridikë. Mes të pandehurve është edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ndërkohë që personat në fjalë akuzohen për disa vepra penale si ‘korrupsioni pasiv’, ‘korrupsioni aktiv’ dhe ‘pastrimi i parave’. Njoftimi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2, i Kodit të Procedurës Penale ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e...