Barcelona piketon dy emra surprizë për të zëvendësuar Lewandwoski-n

Barcelona piketon dy emra surprizë për të zëvendësuar Lewandwoski-n

10 Shtator 2025 16:51 Telesport Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. E ardhmja e polakut pritet të jetë në Arabinë Saudite. Ndërkohë, drejtuesit e klubit katalanas kanë filluar që tani të punojnë për të gjetur pasuesin ideal të polakut në sulm. “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona ka piketuar dy emra: Karim Konate dhe Paris Brunner. I pari vetëm 21 vjeç, aktualisht luan për Salzburg. Ai është një sulmues me shumë hapësirë ​​për përmirësim, megjithëse aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në ligament. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe për të ka interes nga disa klibe të njohura. Paris Brunner, është një tjetër opsion interesant. 19-vjeçari, aktualisht luan me Monaco-n, dhe...