SPAK dërgon në GJKKO dosjen e Erion Veliajt, zbardhen akuzat për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij

SPAK dërgon në GJKKO dosjen e Erion Veliajt, zbardhen akuzat për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij

SPAK ka njoftuar se ka dërguar në GJKKO dosjen e Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 16 persona të tjerë të pandehur, si dhe shoqëri apo organizata jo fitimprurëse.   Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme renditen 13 akuza për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ndërsa edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa ngrihen 12 akuza. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2, i Kodit të Procedurës Penale ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 në ngarkim të të pandehurve: Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: 1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i...