Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas dështimit të 11 majit, PD mbledh nesër urgjent grupin parlamentar, ja çfarë pritet të ndodhë
Partia Demokratike do të mbledhë nesër në 13:00 Grupin Parlamentar. Kjo është mbledhja e parë e grupit pas disfatës së thellë më 11 maj dhe vjen një ditë pas mbledhjes së kryesisë. “Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 zhvillojmë mbledhjen e parë të grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike. Ju lutem merrni masa për pjesëmarrje”, thuhet në mesazhi e dërguar nga PD. Po nesër, PS do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ku kryeministri Rama pritet të shpallë emrat e qeverisë së re.