Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Për çfarë Berisha falenderon Zotin?
Sali Berisha, i cili mendon, vepron dhe flet vetëm politikisht, ç’prej kur hoqi bluzën e bardhë të mjekut e iu fut politikës këtu e 35 vjet më parë, edhe qasjen ndaj Zotit duket se e ka politike. Së fundi, ai ka përcjellë një falenderim publik për Krijuesin, duke ia dedikuar Atij mundësinë që i jepet të bëjë betejë me qeverinë(!). “Në një diktaturë duhet të falënderosh Zotin që të jep mundësi që ta luftosh atë. Në atë diktaturën tjetër, ata që luftonin shkonin drejt pushkatimit ose në burg. Mundësitë për ta luftuar janë dhe kërkon një angazhim dhe përkushtim më të madh”, tha ai në një mbledhje në seline blu një ditë para nisjes së sezonit të ri parlamentar. /tesheshi.com/