SPAK dërgon për gjykim Erion Veliajn, zbardhen akuzat ndaj kryebashkiakut

SPAK dërgon për gjykim Erion Veliajn, zbardhen akuzat ndaj kryebashkiakut

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025. Për gjykim është dërguar bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza si: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në disa raste. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2, i Kodit të Procedurës Penale ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr....