Dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të Veliajt dhe bashkëshortes/ 18 të pandehur, zbardhen akuzat

Dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të Veliajt dhe bashkëshortes/ 18 të pandehur, zbardhen akuzat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen penale nr. 27 të vitit 2024, ku akuzohen kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe 16 persona të tjerë. Në total, dosja përfshin 18 të pandehur fizikë dhe 12 subjekte tregtare, duke përfshirë kompani dhe OJF. SPAK akuzon Erion Veliajn për një sërë veprash penale, duke përfshirë: Korrupsion pasiv në bashkëpunim me 9 subjekte të ndryshme (kompani si “Agi Kons,” “Fusha,” “Kontakt” dhe OJF si “Eventus,” “Muza,” etj.). Pastrim të parave dhe fshehje pasurie. Shpërdorim detyre në lidhje me miratimin e një leje ndërtimi, ku Veliaj dyshohet se ka vepruar në kushtet e konfliktit të interesit. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion...