Selena Gomez flet për ofendimet që ka marrë për peshën: Më lëndoi shumë personi që më tha se isha e shëndoshë

Selena Gomez flet për ofendimet që ka marrë për peshën: Më lëndoi shumë personi që më tha se isha e shëndoshë

Selena Gomez ka folur hapur për sfidat që ka përjetuar ndër vite për shkak të komenteve fyese që lidhen me trupin dhe peshën e saj. Në një intervistë të fundit, këngëtarja dhe aktorja amerikane u shpreh se fyerjet e vazhdueshme për pamjen e jashtme e kanë bërë të ndihet shpesh e pasigurt. “Kam pasur vështirësi të mëdha me peshën. Është një temë shumë e ndjeshme për mua dhe më ka shoqëruar për shumë vite,” tha ajo. Një koment i vetëm, sipas saj, ka qenë i mjaftueshëm për t’i lënë pasoja emocionale. “Më lëndoi shumë dikush që më tha se isha e shëndoshë. Më la me një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj.” Për të përballuar këtë ngarkesë emocionale, Gomez përdor terapinë dialektike të sjelljes (DBT),...