Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Serbia me sytë nga UEFA, frikë se ndaj Shqipërisë mund të jenë pa tifozë
Serbia u mund 0-5 nga Anglia në “Stadion Rajko Mitić”, në ndeshjen Kualifikuese të Botërorit. Situata në tribuna ishte një kaos total, çka mund të vendosë sërish në lëvizje UEFA-n, ku nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sanksioni. Media të ndryshme në Serbi shkruajnë se organizimi i dobët i ndeshjes mund të sjellë një mbyllje të tribunave. Thirrjet ndaj Kosovës, përplasjet mes tifozëve apo edhe motive të tjera mund të jenë të mjaftueshme për UEFA për të ndëshkuar Serbinë. Ironi apo jo, por ndeshja e radhës e Serbisë është pikërisht ndaj Shqipërisë, me 11 tetor në Beograd. Nëse do ketë ndonjë vendim për tifozët, na duhet të presim e të shohim. (J.S/BalkanWeb)