Lejoi Metën të japë intervistë nga burgu/ Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin Cakrani

Lejoi Metën të japë intervistë nga burgu/ Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin Cakrani

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Ilir Metës. Në një kërkesë zyrtare, institucioni akuzon avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit për një televizion. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, një veprim i tillë bie ndesh me rregulloren e brendshme dhe cënon etikën e komunikimit dhe rregullat e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit. “Më datë 1 korrik 2025, gjatë një emisioni televiziv te transmetuar drejtpërsëdrejti ne televizionin “MCN”, ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili është prezantuar si mbrojtësi ligjor i shtetasit Ilir Metaj dhe me telefonin e tij ka realizuar një komunikim të drejtpërdrejte audio me klientin e tij,...