Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet/ Kryesia e PD diskuton aksionin politik: Betejë e fortë në parlament

Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet/ Kryesia e PD diskuton aksionin politik: Betejë e fortë në parlament

Për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike mblodhi forumet për të vendosur rrugën ku do të ecë PD në mandatin e katërt në opozitë.Në fillim të mbledhjes së kryesisë, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do ta njohë asnjëherë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. “Unë ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e këtyre zgjedhjeve do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më e shëmtuara në 32 vite.”, tha Kryetari i PD, Berisha. Por, pavarësisht kësaj, Berisha theksoi se opozita do të shkojë të premten në Parlament dhe do të shfrytëzojë sallën e Kuvendit për të denoncuar problemet në zgjedhje. “Ua them ju personalisht, unë mendoj se në këtë diktaturë, ne nuk duhet të...