Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Si në skeçin e Fadil Hasës ‘sa i rrezikshëm paskam qenë’”/ Avokati Logu reagon pasi SPAK e la në arrest shtëpie: S’jam përfshirë në asnjë episod korrupsioni
Avokati Besart Logu mohon akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, nën dyshimin se i ka marrë 8 mijë euro ryshfet një klienti duke i premtuar se do të ushtronte ndikimin e tij tek gjyqtarët për t’i lehtësuar masën e sigurisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, avokati tha se u ndalua këtë mëngjes teksa shoqëronte vajzën për në shkollë dhe agjentët i komunikuan vendim e GJKKO-së, që e la në arrest shtëpie. “Sot, rreth orës 08:30 të mëngjesit, tek po çoja vajzën në kopsht e për të nisur më pas rutinën ditore, jam ndaluar në hyrjen e pallatit nga agjentë të Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku më është komunikuar vendimi i GJKKO në lidhje me masën e sigurimit...