‘Eurodeputetët, fundërrinat më të këqija’/ REL: Fyerjet e Vuçiç ngrenë në këmbë BE-në

‘Eurodeputetët, fundërrinat më të këqija’/ REL: Fyerjet e Vuçiç ngrenë në këmbë BE-në

Nga Bashkimi Europian pret mbështetje, ndërsa disa eurodeputetë i quan “fundrrinat më të këqija”. Fyerjet e shprehura nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po përballet me muaj të tërë protestash masive antiqeveritare, ndezën alarmin midis institucioneve evropiane. Ngjarjet në këtë vend, përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga institucionet evropiane. Disa eurodeputetë propozuan të shqyrtojnë mbështetjen e mëtejshme financiare për Serbinë – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – ndërsa opozita vendase i bëri thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Qeverisë serbe. Pas kritikave, Vuçiç pranoi se ndoshta gaboi që i quajti eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundrrina, duke thënë se për ta mendon “shumë më keq”. Më 9 shtator, në Parlamentin Evropian u...