Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Administrata publike shtysë për rritjen e pagës mesatare me 11.7% në 3-mujorin e dytë
Rritja e pagave në administratën publike ndikoi ritmet mesatare të pagës bruto në të gjithë ekonominë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT gjatë tremujorit të prill-qershor 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.906 lekë, me një rritje prej 11,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2024 dhe 2% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025. Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, Informacioni dhe komunikacioni. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024 rritja më e madhe e pagës, ishte në aktivitetin e Administratës publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me...