A do të hyjë PD në Parlament? Berisha i drejtohet Kryesisë: Të mos lëmë asnjë hapësirë bosh përballë diktaturës

A do të hyjë PD në Parlament? Berisha i drejtohet Kryesisë: Të mos lëmë asnjë hapësirë bosh përballë diktaturës

Partia Demokratike zhvilloi sot mbledhjen e parë të Kryesisë, pas zgjedhjeve vendore të 11 majit, një proces që kryetari i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi si “farsën më të shëmtuar zgjedhore në 32 vitet e fundit”. Në një fjalim të drejtpërdrejtë dhe kritik, Berisha u bëri thirrje anëtarëve të Kryesisë të mos e njohin rezultatin e zgjedhjeve, duke argumentuar se pjesëmarrja apo pranimi i tyre do ta bënte Partinë Demokratike “bashkëautore në një mashtrim kombëtar”. “Unë ftoj Kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e tyre do të na bënte bashkëautore në farsën më të shëmtuar të këtyre 32 viteve,” u shpreh Berisha. Përtej mosnjohjes së zgjedhjeve, Berisha komentoi edhe diskutimin e brendshëm në PD për pjesëmarrjen ose jo në Parlament, duke u shprehur...