Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lautaro: Ta mbajmë Argjentinën në krye, gjithmonë ka gjëra për t’u përmirësuar
10 Shtator 2025 15:08 Alfred Lleshi Pas humbjes pa pasoja ndaj Ekuadorit, që mbylli kualifikueset për Botërorin 2026, Lautaro Martínez komentoi: “Bilanci është shumë pozitiv, por jam pak i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes dhe kartonin e kuq”. Sulmuesi i Interit iu referua daljes me të kuq të Nicolas Otamendi pak para golit të kundërshtarëve. Megjithatë, Lautaro nënvizon se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim: “Gjithmonë ka gjëra për t’u sistemuar. Në çdo stërvitje dhe ndeshje japim maksimumin për ta mbajtur Argjentinën në krye. Përfundimi i kualifikueseve në vend të parë është shumë i rëndësishëm. Tani na presin miqësoret për t’u përgatitur sa më mirë për fazën finale të Botërorit”. Për Otamendi: “Ai ka kaluar një periudhë të vështirë, i takon gjeneratës së mëparshme dhe tani...