Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Mungojnë 2 avokatët e Mediut, shtyhet sërish gjyqi për Gërdecin
                            Gjyqi për dosjen Gërdeci është shtyrë më datë 24 shtator ora 14.00. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Në seancë mungoi edhe Fatmir Mediu. Familjarët e 7-vjeçarit Erison Durda kërkuan të njoftohet Dhoma Avokatisë për mungesën e dy avokatëve, pasi është e disata herë që ata nuk paraqiten në seancë.