Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndërtoi 8 objekte pa leje dhe pishinë brenda rrethimit të banesës, gjykata jep vendimin për pronarin nga Tropoja
Gjykata e Rrethit Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ram Gjomokajn, i cili u arrestua disa ditë më parë për ndërtimin e tetë objekteve pa leje në pronën e tij të trashëguar, në fshatit Llugjaj të Tropojës. Siç raporton korrespondenti i TCH në Kukës, Bekim Lekica, seanca gjyqësore u zhvillua sot, nga ora 13:00 deri në 13:40. Pas shqyrtimit të materialeve dhe dëgjimit të pretendimeve të palëve, trupi gjykues vendosi ta lirojë atë me kusht, duke i caktuar detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë organeve kompetente. Top Channel