“Është droga ajo që emëron ministrat dhe drejtorët”/ Berisha: Forca korruptive e saj është e tmerrshme!

“Është droga ajo që emëron ministrat dhe drejtorët”/ Berisha: Forca korruptive e saj është e tmerrshme!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen Kryesisë ka deklaruar se është droga ajo që emëron ministrat, drejtorët e policisë dhe deputetët. “Është droga ajo që emëron ministrat, ajo që emëron drejtorët e policisë, prokurorin, deputetët, ajo që vendos në të gjithë nivelet”, tha Berisha, ndërsa theksoi se forca korruptive e saj është e tmerrshme. Berisha u shpreh se PD ia doli të paraqes te ndërkombëtarët situatën e korrupsionit në vend me anë të rezolutave. “Diktatura autoritare shqiptare, përveç kontrollit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në votim, kontrollit të hapësirës informative të qytetarëve, ka një forcë tjetër të padukshme, shkatërrimtare, të jashtëzakonshme. Dhe kjo forcë janë 6 miliardë euro në dorën e një Çopja, Çopja apo Troplini, Troplini. Miliardat e eurove në duart e...