Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A do të jetë PD në Parlament? Berisha zbulon vendimin: Do të shfrytëzojmë të gjitha…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, se opozita do të futet në Parlament gjatë legjislaturës së re, e cila nis më datë 12 shtator,por theksoi se zgjedhjet janë një farsë elektorale të manipuluar nga kryeministri Rama. Berisha tha se kërkon që Kryesia e PD-së të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, duke e cilësuar procesin si një kthim në farsë elektorale, e cila sipas tij është e organizuar nga “organizata kriminale” e drejtuar nga kryeministri Rama. “Duke pasur parasysh qindra e mijëra dokumente që faktojnë manipulimin e zgjedhjeve, unë ftoj Kryesinë që mos të njohë këto zgjedhje,” tha Berisha, duke shtuar se njohja e tyre do të bënte PD-në bashkautore në këtë farsë më të keqe...