Zëvendësuesi i Altin Dumanit / Gonzato takon kryetaren e KLP: Do ta ndjekim nga afër procesin

Zëvendësuesi i Altin Dumanit / Gonzato takon kryetaren e KLP: Do ta ndjekim nga afër procesin

Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në takimin me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ku u diskutuan punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK. Në një postim në rrjetet sociale Delegacioni BE-së bën të ditur se do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet. “KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet...