Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Integrimi në BE, Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot, më 10 shtator, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje ku u diskutua për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit. Kreu i qeverisë tha para të ftuarve se vendi ynë ka dy aleatë shumë të mirë që i kanë ardhur me kohën. “Këto janë dy aleatët tonë shumë të mirë që na ka dhënë koha: Pjesa e transferimit të njohurisë për pjesën e integrimit në BE dhe teknologjia”, tha Rama. Sipas Ramës, procesi i integrimit është bekim nga ana teknike pasi transferohen njohuritë mbi ndërtimin e institucioneve. “Kur nuk ke institucione është një bekim. Prandaj si Shqipëria ka për të ndërtuar institucione nëse nuk e bën nëpërmjet këtij kanali dhe nëpërmjet këtij procesi neurologjik, nëpërmjet këtyre pragjeve, kritereve, standardeve dhe...