‘Nepali’ nuk ndodh në Shqipëri se ne kemi fb!!

‘Nepali’ nuk ndodh në Shqipëri se ne kemi fb!!

Nga Basir Çollaku/ Nepali, nën nervin e të rinjve, i vuri flakën problemit, parlamentit dhe banesave të disa udhëheqësve politikë. Shkrepësja disi demokratike ishte mjeti për të parë, dëgjuar dhe bindur, kur tejkalimi i pushtetit ishte i pamatshëm. Beogradi ka muaj në një përpjekje të thellimit të protestave por Vuçiç u mjaftua me një nuk jam diktator dhe vijon reagimin për të mos ikur. Franca është pushtuar nga protestat e dhunshme kundër Macron. Greqia e paralizuar nga një tjetër protestë. Maduro u bë esëll i rrethuar nga forca ushtarake pas luftës radikale të SHBA kundër karteleve. Kur trafikantët e kokainës fluturuan në ajër nga zjarri i armëve, begas kërkon bisedime e ujdi. Po në Tiranë?! As njëra as tjetra. Nepali nuk ndodh jo sepse zjarrfikëset...