Megaoperacioni në Elbasan/ Me autobus nga Tirana, 30 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë për masën e sigurisë

Megaoperacioni në Elbasan/ Me autobus nga Tirana, 30 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë për masën e sigurisë

Të arrestuarit gjatë mbërritjes në gjykatë ELBASAN- Mesditën e kësaj të mërkure kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masës së sigurisë të arrestuarit nga operacioni i koduar “First day”. Mësohet se 30 të arrestuarit janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Bëhet me dije se prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë. Megaoperacioni që kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike,  zhvillua në fillim të kësaj jave në disa qytete të qarkut, përfshirë Elbasanin, Peqinin, Librazhdin, Gramshin e Prrenjasin. Shtatë nga personat e ndaluar janë Mariglen Qosja, Bardhyl Grami, Eris Skilja, Mikel...