Në pritje të kabinetit ‘Rama 4’/ Asambleja e PS-së mblidhet të enjten në Pallatin e Kongreseve

Në pritje të kabinetit ‘Rama 4’/ Asambleja e PS-së mblidhet të enjten në Pallatin e Kongreseve

Kabineti qeveritar “Rama 4” do të mësohet të enjten. Emrat pritet të bëhen publik në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila mblidhet për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit. Vetë kryesocialisti Edi Rama ka paralajmëruar se në takimin e që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, do të shpallë dhe emrat e ministrave që do të bashkë-qeverisin krahë tij për katër vitet e ardhshme. Por jo vetëm kaq, burime pranë partisë socialiste bëjnë gjithashtu me dije se objektivat sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jenë në fokus të fjalës së kreut të qeverisë ndaj anëtarëve të partisë që ai drejton. Sa i përket emrave të rinj, duket se përgjigjen e di vetëm Kryeministri...