Të premten betohen deputetët dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit, ja kush do e drejtojë seancën e parë

Të premten betohen deputetët dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit, ja kush do e drejtojë seancën e parë

Vasil Llajo, deputet i Partisë Socialiste do të drejtojë seancën e parë të Kuvendit deri kur të zgjidhet kryetari i Parlamentit. 67-vjeçari e pranoi këtë rol të përkohshëm, pasi dy deputetët më të moshuar se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu i Partisë Demokratike, refuzuan ta bëjnë këtë. Në Kuvend kanë nisur përgatitjet për seancën inauguruese të ditës së premte. 140 deputetët e legjislaturës së 11-të do të hyjnë në Parlament paradite, teksa i mirëpresin rojet ceremoniale dhe himni kombëtar. Deputeti Llajo do të çelë seancën konstituuese dhe do të ngrihet një komision për verifikimin e mandateve. Ai do të shqyrtojë dosjet e deputetëve të sjella nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, proces ky me natyrë burokratike. Derisa komisioni të bëjë punën e tij, deputetët e...