Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bombardohen nga Izraeli, Mjekët e Botës pezullojnë aktivitetin në Gaza
Organizata humanitare Medicos del Mundo (Mjekët e Botës) njoftoi pezullimin e aktiviteteve të saj në mënyrë të pacaktuar në qytetin e Gazës, pasi një ndërtesë pranë një prej klinikave të saj u bombardua nga forcat izraelite. Shpërthimi, i ndodhur të hënën, bëri që struktura të bëhej e papërdorshme, megjithëse nuk pati viktima mes stafit dhe pacientëve, të cilët “u evakuan në kohë”. “Dënojmë ashpër këtë shkelje flagrante dhe të papranueshme të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, thekson Medicos del Mundo në një komunikatë, duke shtuar se “nuk është dhënë asnjë paralajmërim apo urdhër për evakuim” nga autoritetet izraelite. Klinika ofronte ndihmë për rreth 600 pacientë në ditë, të cilët tani mbeten pa kujdes mjekësor. “Ne kemi paralajmëruar shpesh autoritetet izraelite për nevojën urgjente të krijimit të...