Donika Dabishevci: Kështjellat e së ardhmes nuk duhet ngritur mbi trupa grash

Donika Dabishevci: Kështjellat e së ardhmes nuk duhet ngritur mbi trupa grash

E mbaj mend që n’fëmini e përgjat rritës, përmes librash e shkollës na e patën injektue n’krye Legjendën e Rozafës si nji mësim themelor të martirizimit, ngritun në nji naltsi sakrale, tuj na ushqye me narrativën rilindase e patriotike se Shqipnia s’asht ba veç prej vringllimave të shpatave të burrave, por edhe prej gjakut e lotëve të grave t’sakrifikueme për me i forcue themelet e atdheut e bedenat e kështjellave. Nga Donika Dabishevci Sot, e lirueme prej këtyne narrativave, shoh veç flijimin e imponuem t’grues dhe mënyrën si shoqnitë patriarkale kanë ngjizë themelet mbi trupin, jetën e gjakun e grave. Tre vllaznive që ndërtojshin ditën e u shembeshin muret natën, ju vjen përmes nji plaku zani i mendësisë kolektive patriarkale që shpall verdiktin: “Muroseni nji...